Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se A.B., 30 vjeç, duke drejtuar makinën tip “Golf”, ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Durrës/ Informacion paraprak
Më datë 23.10.2020, rreth orës 02:07, në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.