Një 65-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Durrës, duke u hedhur nga ballkoni.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar.
Shtetasja me iniciale B.M., rreth 65 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë.