Nxehet fushata elektorale teksa 6 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet më 25 Prill në Durrës.
Kandidatët për deputet të Partisë Socialiste, Alban Xhelili dhe Erion Meka janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në shtabin e PS-së pranë zonës së plazhit.
Sipas burimeve për Mapo, janë përfshirë më shumë se 8 persona në sherr – mes tyre edhe kryetari i shtabit të PS-së për zonën e plazhit, Eri Kapllani.
Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të ndarë kandidatët, ndërkohë që nuk ka vonuar shoqërimi i “protagonistëve” .
Nuk dihet ende arsyeja e përplasjes mes dy socialistëve. Risjellim në vëmendje se Xhelili renditet i dyti në listën e PS në Durrës, ndërsa Meka i 15-ti.