Një 55-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) një 41-vjeçar me iniciale K.R. Autori i ngjarjes, shtetasi N.M., është vënë në prangat e policisë, duke parandaluar kështu një tragjedi të mundshme. Efektivët kanë sekuestruar edhe thikën me të cilën është kanosur 41-vjeçari.
Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e një sherri banal për motive të dobëta. Është arrestuar gjithashtu në 31-vjeçar A.R., pasi dhunoi me grushta një person me iniciale A.M.
Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, pasi dhe ai është pjesë e konfliktit.
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për plagosje me dashje.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
N. M., 55 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë shtetasin K. R., 41 vjeç, banues në Durrës. Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.