Qyteti i Durrësit “ka marrë flakë” mbrëmjen e djeshme në kuptimin e tërthortë të fjalës, pasi asfalti i rrugëve është xhiruar nga gomat e disa automjeteve luksoze.
Një performancë e jashtëzakonshme ku mbizotëronte ngjyra e verdhë ka kapur vëmendjen e çdo kalimtari.
Durrsakët kanë mbetur ‘gojëhapur’ nga pasuria miliona dollarëshe e mjeteve luksoze në pronësi të djalit nga Durrësi të quajtur Xhodi Daci.
Pasaniku i ri nga qyteti bregdetar, ka një pronësi disa “përbindësha” të mrekullueshëm të tipit “Corvette” ngjyrë limoni me vlerë 200 mijë dollarë secila, të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai zotëron gjithashtu një “Mercedes S-Class” të vitit 2017 me vlerë 130 mijë dollarë dhe një makinë tjetër luksoze të tipit “Audi” me vlerë 40 mijë dollarë.
Daci është i riu i cili u tërheq vëmendjen durrsakeve me mjetet e tij të shtrenjta dhe disa pikë i shton edhe profili i tij në Instagram, i mbushur me foto nga më vendet luksoze që viziton./JOQ.al/
Materialet siguruar nga Letsgo, Rich Kids Tirana, Horse Power Albanian dhe Iloveamg.
O Gazetar, te hengert dheri :
disa “përbindësha” të mrekullueshëm të tipit “Corvette” ngjyrë limoni me vlerë 200 mijë dollarë, unike e këtij tipi
Unike do the thote ” e vetme” (uniko) Tani : ose unike ose disa; te dyja bashke nuk shkojne
Po ti mbledhim vleren a tyre makinave qe permend ti me siper, nuk me dalin me shume se 370 000 dollare. Si i nxorre ti disa milionshe.
Gazetaaarrrr ik ne klase te dyte dhe rifillo shkollen, se s’ke gje ne vije…