Aktualitet

Durrës/ Letra makine false dhe cigare kontrabandë, procedohet penalisht 39-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 02/04/20 |
mapo.al

Policia Kufitare ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve duke proceduar penalisht një 39-vjeçar..


Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë rritur kontrollin në dalje dhe në hyrje, për të gjithë kamionët që transportojnë mallra.


Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.


Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.


Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, të cilët në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas