Aktualitet

Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:31 - 22/05/19 |
mapo.al

Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor në Durrës. Bëhet fjalë për një 50-vjeçar, ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga përplasja e makinës.






Policia ka shoqëruar shoferin e automjetit, derisa të sqarohen rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i makinës ka ndaluar menjëherë sapo ndodhi aksidenti. 50-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra, pavarsisht ndihmës që iu dha nga disa qytetarë.


Njoftimi







Më datë 21.05.2019, rreth orës 22:30, në Shën Vlash, Durrës, shtetasi D.J, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, ku si pasojë ka ndërruar jetë.




Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.



Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

1


Etiketa: ,

Pas