fbpx

Arkiva 2

Durrës/ Momenti kur viktimën e hedhin nga makina në rrugë (VIDEO)





               Publikuar në : 21:48 - 26/10/19 |
mapo.alm

Janë publikuar pamjet e momentit kur nga një minibus ngjyrë gri hidhet trupi i pajetë i një personi në Durrës. Në videon e publikuar nga FaxWeb, shihet se si autorët hapin derën e automjetit dhe e hedhin personin në rrugë. Gjithashtu mësohet se viktima nuk ka pasur këpucë të veshura dhe as bluzë.


Dyshohet se viktima është i moshës 40 vjeç. Ende nuk dihet identiteti i tij, por pas verifikimeve paraprake rezulon të ketë shenja dhune në trup. Fillimisht u raportua se ishte një aksident automobilistik, ku viktima ishte drejtues i një motori që shpërndante pica. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.



*Ky eshte varianti i pare i ngjarjes, qe doli ne media. Me pas policia zyrtarisht tha se ishte nje aksident


LEXO EDHE:

Durrës/ Dyshohet se “motoristin e picave” e vranë, nuk u aksidentua

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, dy të plagosur (DETAJE)


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas