Aktualitet

Durrës/ Ndërhyri në kolonat e pallatit që u shemb nga tërmeti, për lokalin, gjykata e lë të lirë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 29/07/20 |
mapo.al

Gjykata e Durrësit ka marrë një vendim për pronarin e lokalit Baron’s, Artur Terziu ditën e sotme. Gjykata dha masën “detyrim paraqitje” për pronarin e akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese” pas shembjes së pallatit 6 katësh gjatë tërmetit të 26 nëntorit në rrugën “Bashkimi” në Durrës në lagjen nr.6, ku humbën jetën dy shtetaset Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana.



Mësohet se Terziu kishte ndërhyrë në kollonat e pallatit duke ndërtuar një lokal dhe më pas e kish legalizuar.


Por pavarësisht akuzave të prokurorisë, ekspertiza për shembjen e pallatit ka dalë në konkluzionin se shkak i shembjes së pallatit ishte cilësia e dobët e betonit.
Prokuroria e Durrësit sakaq ka vendosur të apelojë vendimin e lirimit të Terziut.



Akuzat po ashtu janë ndryshuar edhe për pronarët e “Vila Palmës” që u shemb në 26 nëntor. Edhe për Arben e Dëshira Qato gjykata vendosi “detyrim paraqitje”.

Lexo edhe :  Aksident në Shkozet të Durrësit, një person i plagosur rëndë (FOTO)

 



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas