Aktualitet

Durrës – Nisin përgatitjet për trajnimin, NATO shkarkon sasi të mëdha mjetesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 02/05/21 |
mapo.al

Porti i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë në prag të stërvitjeve të NATO-s. Fjala është për një përqëndrim mjetesh ushtarake që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në vendin buzë Adriatikut që nga Lufta e Dytë Botërore.






Rreth 700 pajisje nga Skuadra Luftarake e Brigadës së 53-të e Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës po shkarkoheshin nga anija US HNS Bob Hope në Durrës. Ato do të përdoren për dy javë trajnim që përfshijnë deri në 6,000 forca amerikane në gjashtë baza ushtarake shqiptare.


Kjo është pjesë e stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Defender-Europe 21 të drejtuara nga ushtria amerikane, të cilat janë përqëndruar në parandalimin e agresionit dhe ruajtjen e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh aleatësh dhe partnerësh. Ato do të zhvillohen nga 17 maji deri më 2 qershor.





“Shqipëria është një partner i vlefshëm. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u trajnuar së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë operacionale dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” tha të shtunën Tammy Muckenfuss e kontingjentit të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.



Për majorin Randall Moran, “bashkimi i të gjitha këtyre grupeve është diçka shumë e veçantë”.



Zhytësit vazhdojnë të kontrollojnë thellësinë prej 7 metrash të portit. Por dy anijet mbështetëse logjistike që transportojnë automjetet mund të veprojnë në ujë të cekët dhe po punonin pa ndërprerje për të sjellë pajisjet ushtarake.

Një anije ushtarake britanike do të mbërrijë gjithashtu në ditët e ardhshme.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe në rajon”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë vlerësuan mikpritjen, ushqimin e mirë dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë.

Zonja Muckenfuss tha se “Shqipëria ka qenë një mikpritëse mahnitëse dhe i ka mirëpritur të gjithë ushtarët tanë me ngrohtësi.”

1


Etiketa: , ,

Pas