Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në rërë në breg të detit të Durrësit, rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm.
I moshuari është identifikuar me inicialet Xh.K.. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2020, rreth orës 05:30, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në rërë të breg detit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.