Një vajzë ka tentuar të hidhet nga tarraca e një pallati mesditen e sotme. Pranë vendit të ngjarjes në pallatet e bashkisë së Shkozetit, kanë shkuar dy makina zjarrifkëse dhe policia. Me negociimin e familjarëve është bërë e mundur që ajo të zbrese nga pallati pa asnjë lendim. Burimet e policisë thanë se vajza ishte me probleme të shendetit mendor.