Aktualitet

Durrës/ Nuk zbatuan masat kundër COVID-19, gjobiten administratori i një call center-i dhe i një lokali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 17/03/20 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë administratorin e një call center-i dhe të një lokali, pasi nuk kanë zbatuar masat kundër COVID-19.






Njoftim i policisë:


Durrës – Ndëshkohen me masë administrative, administratori i një call center-i dhe i një lokali







Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura”, si dhe aktit normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, gjatë ditës të sotme janë konstatuar subjektet si më poshtë:




•Subjekti call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z. Pas kontrollit në ambientet e brendshme të këtij subjekti u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.



•Lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

1


Etiketa: , ,

Pas