Është arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit një i ri 28-vjeçar pasi dyshohet se organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Shtetasi me iniciale D.D., ishte banues në lagjen Nr.18, Durrës.
Njoftimi i policisë:
Policia vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohet penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi D.D., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Digjital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.