fbpx

Aktualitet

Durrës/ Pas presionit të Ramës, Gjykata liron drejtorin e Kadastrës





               Publikuar në : 13:30 - 18/10/19 |
mapo.al

Drejtori i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula është lënë i lirë ditën e sotme pasi ishte lënë në burg për shpërdorim detyre. Mësohet se vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Durrësit, e cila vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për Pulën.


Arrestimi i tij është kryer në kuadër të hetimeve që po zhvilloheshin nga prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, për abuzim me detyrën.



“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës”.


Arrestimi i Liridon Pulës solli reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili akuzoi prokurorin Ndoja se është i lidhur me grupet kriminale dhe se iu bën presion punonjësve të administratës publike. Rama tha se prokurori në fjalë është pjesë e asaj që ai e quajti KÇK, të cilët sipas tij nuk do t’i shpëtojnë procesit të Vettingut në drejtësi.


Etiketa: , ,

Pas