Kronika

Durrës/ Përfshihet nga flakët kati i katërt i një pallati, lëndohet 80-vjeçari







               Publikuar në : 09:51 - 11/02/19 |
mapo.al

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hënë në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati në lagjen nr.1 të qytetit bregdetare. Mësohet se sipasojë e zjarrit ka mbetur i lënduar lehtë, i zoti i shtëpisë, një i moshuar 80 vjeç.


Policia njofton se i moshuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas