Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur në Durrës, ku dy motoçikleta me drejtues F. Ç., 30 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se F.Ç. drejtonte një motoçikletë tip “Piaggio” pa targa dhe ishte në gjendje të dehur duke shkaktuar aksidentin me motoçikletën tip “Papaq”, pa targa dhe pa leje drejtimi, me drejtues A. G.
Dy drejtuesit kanë rënë në pranga, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit F. Ç., 30 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi shtetasi F. Ç., duke drejtuar motoçikletën tip “Piaggio” pa targa dhe në gjendje të dehur është përplasur me motoçikletën tip “Papaq” pa targa dhe pa leje drejtimi, me drejtues shtetasin A. G.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme