Aktualitet

Durrës/Plagosi me kaçavidë 31-vjeçarin, në pranga autori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:02 - 03/07/20 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Ngjarja ndodhi ditën e sotme në Durrës në lagjen nr. 13 ku pas një konflikti të çastit, shtetasi me iniciale A.M., 17 vjeç goditi me kaçavidë në krah një 31-vjeçar.


Ky i fundit u shoqërua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin “A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” – njofton policia.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Pas