Arkiva 2

Durrës/ PS kërkon rishqyrtim në Gjykatë për mandatin e Valbona Sakos






               Publikuar në : 13:21 - 19/07/19 |
mapo.al

Vendimin e Gjykatës së Durrësit që refuzoi të vërtetojë mandatin e kryetares së Bashkisë së Durrësit Valbona Sako të zgjedhur më 30 qershor, Partia Socialiste nuk ka vendosur ta ankimojë në Gjykatën e Apelit, siç është procedura.


MAPO raportoi ekskluzivisht dy ditë më parë se Gjykata refuzoi t’i japë mandatin Sakos me argumentin se partia Bindja Demokratike, pjesëmarrëse në zgjedhje me kandidatë, u regjistrua në KQZ në shkelje me afatet ligjore.

Mësohet se PS-ja ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen në një proces të ri, sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit, por me një gjykatës të ri dhe jo me Mimoza Margjekën që mori vendimin më 17 korrik.

Seanca ka nisur me gjykatës Shpëtim Rekën dhe pritet të merret vendimi. Partia Socialiste e ka bërë dje dorëzimin dhe regjistrimin e padisë me objekt: “Vërtetimin e mandatit të Bashkisë Durrës për Valbona Sakon“. Vetë kandidatja socialiste është shprehur se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga të cilën ajo thotë se e ka arritur me shumë mund.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS


Etiketa: , , ,

Pas