fbpx

Aktualitet

Durrës/ Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati 6 katësh (VIDEO)





               Publikuar në : 15:03 - 03/12/19 |
mapo.al

Në qytetin e Durrësit vijon puna për prishjen e objekteve që janë shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. Pak çaste më parë është shembur pallati 6-katësh me shpërthim të telekomanduar nga forcat xheniere, ndërsa ky proces ka shkaktuar dëmtime edhe në banesat përreth në muret anësore, por fatmirësisht jo në strukturë.


Pallati që u shemb ishte 6 katësh dhe njihej në zonë si restorant “Gostivari”.



Ky proces vijon pa ndalim edhe tek banesat e tjera, të cilat janë piketuar nga ekspertët si të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit i cili la pas 51 viktima, 900 të plagosur dhe qindra familje në qiell të hapur për shkak të dëmeve në banesa.



Etiketa: , , ,

Pas