Një sherr me thika ka ndodhur në lagjen nr.1 të Durrësit, ku kanë mbetur të plagosur 3 adoleshentë.
Të rinjtë me iniciale A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e autorit që ka plagosur 3 adoleshentët.