Në zonën e plazhit në Durrës dy burra janë konfliktuar për motive të dobëta, njofton policia.
Si pasojë shtetasi A.Ç., 51 vjeç ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç.
Policia ka ndërhyrë në ngjarje duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar.
Mësohet se personi i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Informacion paraprak.
Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.
Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.