Aktualitet

Durrës/ Shkëputet krahu i vinçit të betonieres, plagoset 49-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:55 - 09/09/19 |
mapo.al

Një tjetër aksident në punë ka lënë të lënduar një 49-vjeçar.


Sipas Policisë, në lagjen Nr.5, Durrës, gjatë punës është shkëputur krahu i vinçit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor, shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Durrës.


I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Etiketa: , ,

Pas