Në Durrës janë janë sekuestruar rreth 1.4 kg lëndë e dyshuar marjuane në formë çokollate sipas një njoftimi të policisë.
Si pasojë e aksionit të policisë kanë rënë në pranga 2 persona:
R.S., 21 vjeç, banues në Tiranë;
E.J., 17 vjeç, banues në Tiranë.
Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit, me drejtues shtetasin R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.
• mjeti tip Benz;
• vlera monetare.
Gjihashtu gjatë kontrollit kryer në banesën e shtetasit R.S., u gjetën dhe sekuestruar rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Shpërndanin lëndë narkotike marjuanë në formë çokollate.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra se një shtetas dispononte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
R.S., 21 vjeç, banues në Tiranë;
E.J., 17 vjeç, banues në Tiranë.
Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit, me drejtues shtetasin R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.
• mjeti tip Benz;
• vlera monetare.
Gjihashtu gjatë kontrollit kryer në banesën e shtetasit R.S., u gjetën dhe sekuestruar rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.