Një turist kanadez 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi tentoi të përdhunonte një vajzë 13 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në plazhin e Durrësit. Sipas policisë, Robert Hedorson u arrestua me akuzën tentativë përdhunimi të një shtetase hungareze e moshës 13-vjeçe.
Akti i shëmtuar nuk është mundur të realizohet nga kanadezi pasi është pikasur nga banorët e zonës, të cilët e kanë rrahur aq shumë saqë 50-vjeçari ka përfunduar në spital.
Robert Hedorson qëndroi rreth 12 orë në urgjencën e spitalit të Durrësit ku mori ndihmë mjekësore, pasi kishte hematoma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë.
Nga burimet policore mësohet se turisti kanadez nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga marrja paraprake në pyetje nga oficerët e policisë së Durrësit.
Në dëshminë e tij, Hedorson ka thënë se veprimi i tij është keqkuptuar pasi vajza i kishte treguar ku ndodhej një market që ai kërkonte dhe me mirësjellje e ka falënderuar vajzën duke e përqafuar.
“Nuk është aspak e vërtetë që tentova të përdhunoj një vajzë të mitur. Absolutisht nuk kisha këtë qëllim. Thjesht e përqafova në shenjë falënderimi”,– ka thënë 50-vjecari.
Ndërsa vajza ka një version tjetër. Ajo ka pohuar nder te tjera se: Në momentin që kishën mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur) në një rrugicë të zonës aq plazhit 50-vjecari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Në këtë moment vajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjecari në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit. Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë.
Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës të cilët janë afruar me shpejtësi.