Durrës-Një 50-vjeçar është proceduar për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi u bë virale një foto nëpër rrjete sociale, ku shihej se si një kafshë shtëpiake (qen) tërhiqej zvarr nga një makinë “Renault”.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet F.P., banues në Sukth.
50-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës për të dëshmuar rreth ngjarjes së dokumentuar me imazhe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sakaq, Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.