Aktualitet

Durrës/ Tritol makinës së polices në oborrin e banesës






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 26/01/20 |
mapo.al

DURRËS– Një sasi lëndë plasëse është vendosur natën e shkuar në afërsi të makinës së një policeje.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17/1, Durrës rreth orës 22:35 minuta të natës që lamë pas. Nga ngjarja, policia lokale thotë se ka vetëm dëme materiale.


Njoftimi:



Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur një sasi e dyshuar lënde plasëse ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.


Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Etiketa: , ,

Pas