Kronika

Durrës – U gjet i pajetë tek shinat e trenit, policia identifikon autorin e vrasjes së 34-vjeçarit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 19/09/20 |
mapo.al

*Personi në foto, 34-vjeçari Idajet Dulla, i cili u vra me thikë sot pasdite në Durrës*


Policia raporton se ka identifikuar autorin e vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla, këtë pasdite në Durrës.


Burime zyrtare nga blutë e qytetit bregdetar, raportojnë se autori është identifikuar si Arbër Koti, i cili është në kërkim nga autoritetet për ngjarjen në fjalë.



Kujtojmë se Idajet Dulla, u gjet pa shenja jete pranë shinave të trenit në zonën e Plepave në Durrës.


Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit, dhe nga konstatimet e para, thuhet se ai është goditur për vdekje me mjet prerës (thikë).


Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi: 

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme ju bëjmë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar autorin shtetasin A.K., dhe është vënë në ndjekje të tij.

LEXO EDHE: 

Durrës – Gjendet i vrarë me thikë 34-vjeçari (EMRI)

 

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas