Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit, pasi tentoi që të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Policia vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes në fjalë.