Gjatë kontrolleve në zonën bregdetare, policia e Durrësit ka konstatuar 3 subjekte që kishin vendosur çadra e shezlongë pa lejen e autoriteteve.
Si pasojë janë proceduar penalisht 3 persona;
B.M., 29 vjeç dhe A.Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe Y.K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike.
Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në zonën bregdetare.
Procedohen penalisht 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
B.M., 29 vjeç dhe A.Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y.K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.