Kryesore

Durrësi dhe Tirana vatrat e reja të koronavirusit në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 16/05/20 |
mapo.al

306 tamponë ka bërë Instituti i Shëndetit Publik dje, ku 17 persona janë konfirmuar pozitivë. Berati nuk ka asnjë rast të ri sot, dhe të gjithë tamponët kanë dalë negativë.


Duket se Tirana dhe Durrësi janë vatrat e reja të koronavirusit në Shqipëri. 8 raste janë konfirmuar në Durrës dhe 8 të tjera në Tiranë. Problem në Durrës mbetet fasoneria, aty ku mendohet se u rihap virusi në këtë qytet.


“Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë”, – tha Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik.


“Rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë”, – theksoi ISHP.


Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 17
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1

 

LEXO EDHE:

Tjetër bilanc negativ/ 17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas