Aktualitet

Durrësi i mbuluar nga plehrat, Xhaferaj: Pastrimi dështoi nga korrupsioni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 28/06/21 |
mapo.al

Situata me plehrat në Durrës prej ditësh vijon të jetë problematike.






Me plehrat që po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve, situata po përfshin edhe periferinë e qytetit bregdetar.


Në një komunikim për mediat, deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferaj reagoi me kritika ndaj qeverisë dhe pushtetit lokal.







Ai theksoi se pastrimi i qytetit të Durrësit është kthyer në një dështim të madh për shkak të arrogancës, korrupsionit dhe paaftësisë së autoriteteve.




Pastrimi i qytetit është dështimi më i madh ku bëhet bashkë arroganca, korrupsioni dhe paaftësia., Të gjithë jemi dëshmitarë ku u bë bashkë qeverisja qendrore dhe ajo lokale dhe e shpallën Porto Romanon emergjencë. Por sot i gjithë Durrësi është bërë për tu shpallur emergjencë”, u shpreh Xhaferaj.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas