Aktualitet

Durrësi në kolaps mjedisor, banorët e irrituar djegin kazanët e mbeturinave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 26/06/21 |
mapo.al

Durrësi në kolaps mjedisor! Një panoramë aspak e bukur është ajo që ofron në këto ditë të nxehta qyteti bregdetar ku në rrugë qoftë në ato të lagjeve të brendshme apo dhe periferike kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur.






Situata problematike me mbeturinat në qytetin bregdetar po përsëritet sërish. Nga një vëzhgim kjo është panorama e lagjeve te qytetit, kazanët janë të tejmbushur.


Situata e krijuar në zemër të qytetit bregdetar si lagjja nr. 1 apo shëtitorja ‘Taulantia’ ka shqetësuar edhe turistët e shumtë që zgjedhin qytetin e Durrësit për të pushuar.







Burimet zyrtare nga Ndërmarrja e Shërbimit të Pastrimit në Durrës pohuan se qyteti është në kolaps mjedisor prej tre ditësh. Në qendër kazanët janë plot, ndërsa në lagjet e brendshme të qytetit nuk janë hequr prej tre ditësh.



Ndërkohë në periferi banorët po iu vënë zjarrin mbeturinave për të shpëtuar nga era e rendë e tyre. Kështu ka ndodhur me banoret ne zonën e ish-Kënetës të cilët dogjën mbeturinat pasi temperaturat e larta shtojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas