Aktualitet

“Durrësit i kam borxh”/ Rama sqaron deklaratën për kandidimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:55 - 02/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e një ditë më parë, kur tha se Durrësit i ka një borxh.






Në konferencën e sotme me fokus ekonominë, kreu i qeverisë u shpreh se “borxhi” lidhet me origjinën e tij, por edhe me atë potenciale, që qyteti bregdetar ka për ekonominë shqiptare.


“Sa i përket çështjes së borxhit, kjo lidhet me origjinën time jetën time, kujtimet e mia, lidhet me mua personalisht. Natyrisht lidhet dhe me faktin që Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm ende për t’u shfrytëzuar. Në kushtet kur Vlora ka bërë shumë përpara, Durrësi duket padrejtësisht sikur është shumë më prapa, por nuk është prapa, por ka nevojë për një shtysë të re. Ky është borxhi, në sensin personal dhe në sensin e interesit të madhe të përbashkët. Durrësi ka potencialin që të jetë një motor i pazëvendësueshëm ekonomik i Shqipërisë. Sot kur ne në Durrës kemi vendosur një bazë të fortë ndryshimi, sepse Durrësi ka shumë probleme, por po të shohim Durrësin e para 7-8 viteve do shohim që ndryshimi është i konsiderueshëm. Tani ka ardhur koha që Durrësit t’i jepet një shtytje e fortë”, tha Rama.

Lexo edhe :  Rama publikon videon, apeli i Lorik Canës: Unë e bëra vaksinën, mbron jetën






Kreu i qeverisë foli edhe për investimet që do të bëhen në Durrës, duke u ndaluar tek dy portet, atë të pasagjerëve dhe atë të tregtar.




“Transformimi i portit të Durrësi në një port turistik, nga më të mëdhenjtë në Mesdhe, ku vetëm për ndërtimin do të investohet mbi 2 miliardë dollarë dhe paralelisht ndërtimi i portit tregtar të Durrësit, ku standardet do të jenë 100% më të larta sesa këto të papranueshme që janë sot, bashkëngjitur me zonën e re ekonomik janë dy pole zhvillime që Durrësin do ta çojnë në një nivel tjetër por që do të impaktojnë ekonominë e vendit tonë”, u shpreh kryeministri.



1


Etiketa: , , ,

Pas