fbpx

Aktualitet

Durrsakja e strehuar në Kosovë lind foshnjën në Spitalin e Pejës





               Publikuar në : 20:47 - 02/12/19 |
mapo.al

Në Kosovë u strehuan shumë familje nga Shqipëria pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Në Spitalin e Pejës, një grua e strehuar në këtë qytet, solli në jetë një foshnje, përmes lindjes së parakohshme. Foshnja e sapolindur është një vajzë.


Nëna e saj, Romina Radonshiqi, thotë se në orët e para ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe se është befasuar me trajtimin që i është bërë nga reparti i gjinekologjisë, në Spitalin e Pejës.



“Unë sapo isha futur në muajin e nëntë të shtatzënisë. Nga shqetësimi dhe stresi bëra një lindje të parakohshme në Spitalin e Pejës. Në momentin kur e kuptova se kishte ardhur koha për të lindur isha pak e stresuar me dyshimin se ndoshta nuk do të më ofrohet ndihma për shkak se unë isha shtetase e Shqipërisë dhe jo e Kosovës. Jam surprizuar nga mikpritja që më kanë bërë stafi mjekësor”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Romina Radonshiqi.


Gjendja e nënës dhe vajzës së sapolindur është e mirë. Ndërkaq, në këtë spital është edhe një tjetër grua shtatzënë e strehuar, që po mbahet nën kontroll mjekësor.


Etiketa: , , ,

Pas