Dvorani tërhiqet nga kandidimi për në Kushtetuese, PD e pati akuzuar ashpër

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga kandidatura për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Dvorani me anë të një letre argumenton se kërkesa e tij për t’u tërhequr nga ky kandidim, vjen për shkak të detyrimeve që ai ka si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë (KED).

“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tërheqja është e parevokueshme”

Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) duke kaluar procesin e vettingut.

Por, rikonfirmimi i tij në detyrë është kundërshtuar nga PD që thotë se Kushtetuta përcakton se anëtari i Gjykatës së Lartë e ka mandatin 9 vite, ndërsa Dvorani është i vetmi anëtar në historinë e saj që ka 13 vite në atë post.

PD shkoi edhe më tej me akuzat ndaj tij.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i grupit paralmentar të PD, Gent Strazimiri, është shprehur se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani i ka shërbyer krimit të organizuar duke ndihmuar bandën e Agron Xhafajt.

Në fjalën e tij, Strazimiri tha se Dvorani është marrë në mbrojtje nga tutori i tij Edi Rama, siç e quan demokrati.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të anëtarëve të shkarkuar prej vettingut, Kuvendi ka hapur procedurat për plotësimin e vendeve vakante. Në një njoftim të shpërndarë në faqen e Kuvendit thuhet se janë tre kandidatë ata që kanë shfaqur interes të jenë gjyqtarë pranë kësaj gjykate si dhe kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Ata janë 1. Avni Shehu, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në vitet ’90, 2. Marsida Xhaferllari kryeinspektore e inspektoriatit të KLD-së, Marsida Xhaferrllari dhe 3.Theodhori Sollaku, ish-prokurori i Përgjithshëm.




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252