Wednesday, June 7, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

DW: BE-ja do të kufizojë çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit

Komisioni i BE-së synon të marrë një mandat për të përgatitur ndërhyrje në tregun e energjisë elektrike dhe të gazit në mbarë vendet e BE-së. Por Hungaria i refuzon plotësisht masat e kursimit.

by us er1
08/09/2022
in Bota, Globi
0

Gjendja në tregun evropian të gazit dhe të energjisë elektrike është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Çmimet po shkojnë në qiell si rezultat i luftës ruse kundër Ukrainës. Stabiliteti i furnizimit me energji elektrike gjatë dimrit është në rrezik. Kjo është arsyeja pse ministrat e Energjisë të BE-së do të takohen të premten për të shkëmbyer ide. Nga takimi nuk pritet të merren vendime formale, por koha nuk pret. Komisioni i BE-së synon që të marrë mandatin për të përgatitur ndërhyrje në tregun e energjisë elektrike dhe të gazit në mbarë BE-në. Presidentja e Komisionit të BE-së synon të paraqesë javë e ardhshme draftin e parë të një rregulloreje me masa drastike.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, u shpjegoi personalisht të mërkurën (07.09) propozimet e saj ambasadorëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, një hap tepër i pazakontë ky që bën edhe një herë të qartë seriozitetin e situatës.



Çfarë propozon Komisioni i BE-së?

Në radhë të parë Komisioni i BE-së propozon kursimin e energjisë. Në orët e pikut të konsumit të energjisë elektrike, në mëngjes dhe në mbrëmje, vendet anëtare të BE-së duhet të angazhohen në mënyrë të detyrueshme që të ulin konsumin e energjisë me 10 për qind. Shtetet anëtare të BE-së janë zotuar se do ta reduktojnë në dimër konsumin e gazit me 15 për qind, por vetëm mbi baza vullnetare.

Më tej Komisioni i BE-së propozon aplikimin e një takse shtesë për kompanitë që prodhojnë energji elektrike me çmim të ulët nga dielli, era ose uji. Me të ardhurat nga kjo taksë synohet të subvencionohen faturat e energjisë elektrike për konsumatorët e varfër dhe firmat që nuk janë të gjendje të përballojnë çmimet e energjisë dhe të gazit.

Po ashtu Ursula von der Leyen deklaroi se kompanitë që kanë nxjerrë fitime jashtëzakonisht të larta gjatë muajve të fundit për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit duhet të paguajnë një “taksë solidariteti”. Fjala është për një tatim mbi fitimin e tepërt për kompanitë e naftës dhe gazit. Se sa i lartë do të jetë ky tatim dhe çfarë do të bëhet me të ardhurat prej tij është ende e hapur.

Po ashtu Komisioni i BE-së po propozon vendosjen e një çmimi tavan për gazin si dhe që kompanitë e furnizimit me energji të ndihmohen me kredi ose ndihma shtetërore, në mënyrë që të mos ketë valë falimentimesh të kompanive dhe probleme me bankat. Për këtë pritet që rregullat e BE-së do të ndryshohen brenda një kohe të shkurtër.

Si do të reagojnë shtetet anëtare të BE-së?

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen është e bindur se masat që propozon ajo mund të zbatohen shpejt dhe pa shumë rezistencë. Tregu evropian i energjisë nuk është i rregulluar dhe ekspertët mendojnë se ky status është mirë që të vazhdojë të ruhet. Gjithësesi Hungaria i ka refuzuar plotësisht masat e kursimit dhe është e diskutueshme nëse të gjitha vendet anëtare do të bien dakord për kursimin e energjisë elektrike.

Kryeministri hungarez Viktor Orban është i vetmi kryetar qeverie i vendeve të BE-së që ra dakord me presidentin Putin për një çmim special për furnizimin në shkallë të gjerë me gaz rus për Hungarinë. Si rrjedhojë çmimi i energjisë elektrike në Hungari ka rënë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në shtetet baltike ai është katërfishuar.

Tags: BEenergjigazKomisioni i BE-sëRusitregu i energjisë elektrikeUrsula von der Leyen

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
Grabisnin bizneset, arrestohen tre të miturit shqiptarë dhe një 56-vjeçare

Humb jetën shqiptari në Greqi, makina i doli jashtë kontrollit dhe u përplas me pemën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In