Monday, July 4, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

DW: “Delta” po përhapet me shpejtësi në Shqipëri, s’respektohen masat

by mapo.al
23/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri total i infektimeve të reja me virusin Corona javën që kaloi, (16-22 gusht 2021) arriti në Shqipëri, në mbi 3 mijë vetë dhe ai i viktimave në 12.

Që nga fillimi i muajit gusht rezultojnë të jenë gjithsej 5 667 raste dhe 20 viktima. Të shtunën (21.08) numri i rasteve të reja arriti shifrën më të lartë që nga fundi i majit i këtij viti.

Në spitalin infektiv anti-Covid, në Qendrën Spitalore Universitare” Nënë Tereza”nga një numër i pakët pacientësh në fundmajin e këtij viti janë të shtruar 73 pacientë, kurimi i të cilëve kërkon të rikthehen shërbimet e specializuara.

Rastet e reja të infektuara nga virusi Corona janë të përhapura pothuajse në të gjthë vendin duke prekur 43 bashki nga 61 që ka në total Shqipëria. Tirana vazhdon të kryesojë me 217 raste të reja, e ndjekur nga Shkodra me 98, Vlora me 51 dhe Durrësi me 38.

Maska dhe distancimi social nuk respektohen në Shqipëri

Shkak për një grafik të tillë në në rritje të rasteve të reja dhe i viktimave pas disa muajsh pa asnjë humbje jete, sipas autoriteteve shëndetësore, është qarkullimi i shpeshtë i variantit Deta, të virusit Corona, që ka hyrë në Shqipëri që në fillim të kësaj vere, në qershor.

Masat mbrojtëse si vendosja e maskës në mjedise të mbyllura dhe distancimi social pothuajse nuk respektohen fare dhe ende autoritetet nuk po reagojnë për të rikthyer masat shtënguese.

Apeli i autoriteteve shqiptare ndaj qytetarëve aktualisht është i fokusuar në kryerjen e vaksinave anti-Covid deri në fund të këtij muaji, që është shpallur “muaj i hapur” për vaksinimet mbi moshën 18 vjeç.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në Shqipëri janë përdorur 1,3 milionë doza të vaksinave anti-Covid, ku rreth 35 përqind e tyre u përket vaksinimit të qytetarëve mbi 18 vjeç me dozën e parë.

Masat shtrënguese anti Covid-19 u lehtësuan nga autoritetet në fundqershorin e këtij viti kur në spitalin Infektiv të Qëndrës Universitare,”Nënë Tereza” në Tiranë, që ishte në frontin e parë të përballjes së epidemisë, pati vetëm disa pacientë të shtruar, të infektuar me virusin corona. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për anë 5129 pacientë aktivë me virusin Corona në të gjithë vendin./DW/

Tags: deltaDWKoronavirusimasatrastet e rejaviktimat

JU SUGJEROJME

“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit
Aktualitet

“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit

04/07/2022
Ishin në gjendje të dehur, plas grushti në një sherr të rinjsh
Aktualitet

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, dëmtohet vetrata e një lokali

04/07/2022
Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë
Aktualitet

Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë

04/07/2022
Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)
Bota

Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)

04/07/2022
Next Post
Doni të bëheni si agjentët e FBI-së? Ambasada e SHBA: Aplikoni tani në BKH

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Alexey Navalny

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • “Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit
  • Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, dëmtohet vetrata e një lokali
  • Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë
  • Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)
  • Këngëtarja shqiptare rrëzohet në mes të skenës (VIDEO)



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In