Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

DW: Thirrje antishqiptare në Maqedonia e Veriut, situata ende e tensionuar

Në protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez ka pasur të shtëna me armë dhe sharje kundër shqiptarëve. Policisë i është dashur të ndërhyjë.

by us er1
07/07/2022
in Bota, Kryesore
0

Kanë vijuar protestat kundër propozimit francez me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Eskalimi i situatës ndodhi teksa protestuesit nga qeveria u drejtuan tek Ministria e Jashtme. Para sheshit Skëndërbeu janë dëgjuar thirrje antishqiptare sërish, ndërsa protestuesit janë përplasur me policinë që tentoi t’i pengonte ata  për të hyrë në sheshin Skënderbeu. Këtu fillon edhe incidenti me hedhjen e gurëve ndaj objekteve dhe veturave në afërsi të sheshit ku ndodhet edhe një hotel pronari i të cilit ka shtënë me armë zjarri. Policia ka arrestuar pronarin e hotelit.

Mickoski: Duan të më likuidojnë



Kryetari i opozitës maqedonase Hristian Mickovski, i cili ka marrë pjesë në protestë, ka pretenduar se personi në fjalë ka dashur ta vrasë. “Ndodhi një montazh klasik politik. Vrasja e dikujt, e një nëne me fëmijë, vrasja ime, apo e një njeriu të pafajshëm. Ky duhej të dukej si një konflikt ndëretnik. Kam marrë informata joformale për eliminimin tim nga autoritetet. Pamë persona me armë, pati edhe të shtëna, policia iku. Kam një mesazh për shqiptarët: Ne duhet ta ndërtojmë bashkë ardhmërinë ashtu siç e kemi ndërtuar me shekuj. Një mesazh për maqedonasit, të qëndrojmë dinjitoz dhe të luftojmë”, ka deklaruar në një konferencë të jashtëzakonshme, Mickoski.

Policia mohon pohimet e Mickoskit

 Policia i mohon plotësisht pohimet e kryetarit të opozitës, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka reaguar gjatë incidentit tek sheshi Skënderbeu. “Përkundrazi, policia ka qenë në vendngjarje, ka reaguar dhe ka ndalur dhunën dhe është ndaluar menjëherë një person, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri”, thonë nga MPB.

LSDM: VMRO-DPMNE dëshironë skenar të përgjakshëm

LSDM akuzon VMRO-DPMNE se ka dashur të inskenojë një skenar të përgjakshëm, së bashku me partnerët e tij të Majtë dhe Aleancën për Shqiptarët. Sipas tyre, Mickoski ka tentuar të luajë viktimën, duke inskenuar një sulm të rremë për të shkaktuar incidente ndëretnike për të mbajtur gjallë protestat e tij të rreme. “Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i një skenari të përgjakshëm. Regjisor i një skenari që dështoi. Ai nuk ishte objektiv, por luajti rolin më të keq për qytetarët. Është e turpshme që opozita po tenton të shkaktojë tensione ndëretnike”, thonë nga LSDM.

BDI: Incident i inskenuar nga VMRO, Aleanca dhe e Majta

BDI ka dënuar ashpër incidentet e protestave antieuropiane të nxitura nga elementë prorusë përfshirë edhe skenarin në sheshin Skënderbeu në Shkup. “Protesta të dhunshme antieuropiane me elemente pro ruse nxitëse në çdo element organizativ të këtyre protestave. Këto protesta synimin e vetëm e kanë që ta ndalojnë ecurinë e këtij vendi drejt BE-së duke nxitur incidente ndëretnike. Dhe jo më larg se të mërkurën në mbrëmje kishte incidente në Shkup, dhe kush e shkaktoi incidentin? VMRO, E Majta dhe ASH. A mund të flasim për skenar, i cili ka për qëllim të destabilizoj vendin”, ka pyetur zëvëndëskryeministri nga rradhët e BDI-së Aretan Grubi. Aktet e dhunshme në sheshin Skënderbeu janë dënuar nga presidenti i MV Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer. /DW/

Tags: BallkaniMaqedonia e VeriutprotestaThirrje antishqiptare

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Protesta e 7 korrikut/ Kuksianët mbushin autobusët për t’u nisur drejt Tiranës

Protesta e 7 korrikut/ Kuksianët mbushin autobusët për t'u nisur drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In