Dy aksidente rrugore kanë ndodhur në Tiranë brenda pak minutash, me pasojë plagosjen e dy personave. Fillimisht, kur ora shënonte 13:55 minuta, në rrugën “Jordan Misja” një kamion përplasi një 60-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë.
I aksidentuari është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa në orën 14:15 minuta, te rrethrrotulliim i “Komunës së Parisit”, një 36-vjeçare aksidentoi me makinë një fëmijë të moshës 8 vjeç. Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacione paraprake
Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjepç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.