Aktualitet

Dy arenat e marrëveshjes Kosovë-Serbi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 22/09/20 |
Nga Ballsor Hoxha

Është vetë faji jonë, i kosovarëve, që kemi mbetur të zgjedhim çështjen tonë mu në këtë pikë kulmimi të një lufte tejet të pistë globale. Jemi po aq të papërgjegjshëm për narcisizmin tonë politik, sidomos atë lokal, sa edhe për paralizën e politikës së jashtme kosovare.


Arena globale e marrëdhënieve ndërkombëtare është në krizë, dhe luftë tejet e pisët. Prej Kinës, Rusisë e tutje. Lufta me lajme të rrejshme, destabilizimi i përhershëm i vendeve fragjile dhe ende të paqëndrueshme,i ka përfshirë këto tërësisht në konspiracion dhe dyndje të rrymave të politikave të tyre.


Kjo duke krijuar disbalansë të drejtimit dhe kahut të progresit të botës. Në anën tjetër, këto ditë Trump ka folur nga pozita e presidentit të Amerikës, dhe po flet, lidhur me Kosovën. Kjo është vënie në veprim të tërë mekanizmit të dhe përreth presidentit të Amerikës.



Kjo është rikthim i Kosovës në agjendën e aktualitetit global, dhe kjo është rikthim i Kosovës në pistën e zgjedhjeve të mundshme të krizës, konfliktit dhe të ardhmërisë së saj. Ndërsa në arenën lokale, ka tërë këto vite prej se është hapur negocijimi me Serbinë që institucionet politike kosovare kanë shfrytëzuar çdo mekanizëm politik institucional dhe shtetëror në raport me po të njëjtën marrëveshje të mundshme Kosovë – Serbi.


Shoqëria kosovare dhe të gjitha mekanizmat e saj, prej shtetit e deri tek partitë politike e qytetarët e thjeshtë janë përfshirë rrënjësisht në të gjitha pikëpamjet dhe versionet e mundshme të organizimit të jetës në raport me këtë.


Mirëpo, ajo që është evidente në tërë këtë është se të dy këto arena, të dy këto fronte janë gati se të pavarura nga njëra tjetra. Trump flet në gjuhë të koduar, flet për popullin e zakonshëm dhe shtresat e mesme dhe të ulëta të Amerikës dhe në anën tjetër ndërmerr bisturim të kyçeve të konflikteve globale, jo vetëm si përpjekje për politikë dhe histori personale, por edhe si përpjekje për të krijuar mundësinë e prezencës ndërkombëtare të saj në këto kyçe të konflikteve globale, si arbitër dhe paqebërës.

Në të vërtetë në arenën globale më askush nuk i beson kosovarëve, të mbytur në politikën e tyre lokale dhe gati se janë të përjashtuar nga çfarëdo mundësie lakimi dhe diplomacie, po aq sa nuk i besohet edhe Serbisë dhe tërë Ballkanit, jo më në luftën e bërë, por në paqen e tyre. Në këtë arenë, Kosova, dhe marrëveshja Kosovë – Serbi është, më shumë, krijim i një mundësie të tutelimit të tyre, të dyjave, Kosovës dhe Serbisë, se sa të natyrës së historisë së rrjedhës dhe konstelacioneve qoftë të drejtësisë dhe të raporteve njerëzore.

Në arenën lokale, ne jemi dhënë që të kritikojmë çdo gjë, çdo hap tonin dhe çdo arritje tonën. Aq më shumë parashohim në çdo hap dështimin tonë. I cili as nuk varet dhe as nuk krijohet dhe ndërtohet nga ne. Jemi thjeshtë një përpjekje në ndërtim e sipër e cila po i kushton shumë qytetarëve kosovarë në ndërtimin e saj, dy hapa para një hap pas.

Mirëpo më e keqja është se nuk jemi të vetëdijshëm që ne nuk jemi pjesëmarrës fuqiplotë të vendimit, jo më për shkak të armiqësive apo padrejtësive, por se nuk kemi dëshmuar qëndrueshmëri në vendimet tona, nuk kemi arrite të bindim vendimmarrësit global se mundemi, se kemi aftësi politike dhe fuqi politike për të bërë këtë gjë. Derisa këto vendime po merren me neve, më shumë si vëzhgues dhe më pak si palë determinuese, ne duhet të vetëdijesohemi për tërë mundësitë tona. Sidomos në arenën globale.


Etiketa: ,

Pas