Kronika

Dy familjet në konflik për një rrugë – Arbër Koti qëlloi me thikë në zemër 34-vjeçarin







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:53 - 19/09/20 |
mapo.al

Idajet Dulla, 34-vjeçari i cili u gjet i vrarë pranë shinave të trenit në zonën e Plepave në Durrës, mësohet se u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij.


Policia e Durrësit, raporton se autori i vrasjes është identifikuar si Arbër Koti.


Burime për mediat, bëjnë me dije se autori dhe viktima janë konfliktuar fillimisht për një rrugë.



Dy familjet ishin në konflikt të hershëm pikërisht për këtë rrugë, e cila sot i ka marrë jetën të riut.


Mësohet se autori i ka zënë rrugën viktimës dhe që këtu ka nisur sherri.


Arbër Koti ishte shofer furgoni dhe pas sherrit me 34-vjeçarin, e ka qëlluar atë me thikë në zemër, duke i marrë jetën.

Viktima është parë nga bashkëshortja dhe familjarë të tjerë, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt Spitalit të Durrësit, me shpresë se 34-vjeçari do të mbijetonte.

LEXO EDHE:

Durrës – U gjet i pajetë tek shinat e trenit, policia identifikon autorin e vrasjes së 34-vjeçarit

Durrës – Gjendet i vrarë me thikë 34-vjeçari (EMRI)


Etiketa: , , ,

Pas