Nga Desada Metaj
2 fjalë për zonjën Topalli dhe mbrojtësit e saj publikë ( që për fat dëshmojnë se kur bie fjala tek Rama, të gjithë bashkohen kundër PD).
1. Zonja Topalli ka qenë e vetmja grua në PD që në opozitën e parë kishte postin e nënkryetares së kuvendit dhe të numrit dy në drejtimin e partisë. Menyra si ajo e ushtroi pushtetin e saj mund te debatohet shumë, sidomos për vlerat që përçoi dhe se si menaxhoi bastionin e demokratëve, Shkodrën. Ajo kurrë nuk garoi për postet dhe detyrat që Sali Berisha ja dha pa kursim dhe duke shkaktuar pakënaqësi në një pjesë të PD!
2. Zonja Topalli vërtet nuk promovoi këngëtaret në krye të FRPD, por nuk e ngriti kurrë zërin për të çliruar të djathtën nga çingijet. Asnjë figurë e së djathtës, qoftë në Shkodër apo Shqipëri nuk u promovua prej saj. Thjesht lidhje klienteliste ( të zakonshmet e politikës shqiptare) për të cilat ajo akuzon sot lidershipin e PD.
3. Zonja Topalli luftoi nga dita e parë që Berisha i hapi derën e partisë, deri ditën që zgjodhi të largohej vetëm e vetëm që ti fitonte zemrën, hapësirat politike apo ndoshta dhe trashëgimninë Sali Berishës.
4. Në të vetmen herë që kishte mundësi të zgjidhte një kryetar tjetër në PD dhe jo Lulzim Bashën, ajo zgjodhi atë që Berisha kishte për zemër. Votoi Lulzim Bashën!
Një zonjë politikane, e djathte dhe me parime më të forta se inati, nuk mund dhe nuk duhet të sulmojë partinë e saj dhe të jetë sinkron me Edi Ramën!
Ndaj sot ndoshta e meriton që të vetmit avokatë publikë të saj, janë ata që e kanë tallur më keq dhe kanë sajuar të gjithê barsaletat që qarkullojnë për betejat e vockla se kë preferonte Marshalli !
P.S. të bësh avokatinë e opozitës dhe PD sot, mund të jetë turp vetëm nëse të paguan Rama!
*Marrë nga profili në facebook i gazetares së njohur të politikës, Desada Metaj