Aktualitet

Dy gazetarë fitojnë çmimin Nobel për Paqen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 08/10/21 |
mapo.al

Çmimi Nobel për Paqen, për vitin 2021, ka shkuar për Maria Ressa dhe Dmitry Muratov. 






Komiteti norvegjez i Nobelit duke njoftuar dhënien e çmimit, njoftoi se gazetarët kanë dhënë kontribut për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme.


“Maria Ressa dhe Dmitry Muratov janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme”.







 




Dmitry Muratov
Dmitry Muratov ka mbrojtur për dekada lirinë e fjalës në Rusi në kushte gjithnjë e më sfiduese. Në 1993 ai ishte një nga themeluesit e gazetës së pavarur Novaja Gazeta.

Gazetaria e bazuar në fakte dhe integriteti profesional i Novaja Gazeta e kanë bërë atë një burim të rëndësishëm informacioni mbi aspektet e censurueshme të shoqërisë ruse të përmendura rrallë nga mediat e tjera. Që nga fillimi i gazetës, gjashtë gazetarë të saj janë vrarë.

Pavarësisht vrasjeve dhe kërcënimeve, kryeredaktori Dmitry Muratov ka refuzuar të braktisë pavarësinë editoriale të gazetës. Ai ka mbrojtur vazhdimisht të drejtat e gazetarëve.

Maria Ressa
Laureatja e çmimit Nobel Maria Ressa përdor lirinë e shprehjes për të ekspozuar abuzimin me pushtetin, përdorimin e dhunës dhe rritjen e autoritarizmit në vendin e saj të lindjes, Filipinet.

Në vitin 2012, ajo bashkë-themeloi Rappler (rapplerdotcom), një kompani e mediave dixhitale për gazetarinë hulumtuese.

1


Etiketa: , , ,

Pas