Op Ed

Dy gjërat që mësuam nga votimet






               Publikuar në : 20:40 - 02/07/19 |
Nga Klodian Tomorri

Nga Klodian Tomorri


Ka një gjë që të jep shpresë tek këto votimet. Këtu u tentua të krijohej opozitë vasale, por fatmirësisht qytetarët e refuzuan me neveri. Kjo do kishte qenë edhe më e rrezikshme se përqendrimi i pushtetit në një dorë.



Dy janë mësimet që mund të nxirren nga e gjitha kjo. E para, qytetarët shqiptarë mendojnë se nuk mund të ketë të djathtë përtej PD-së. Të pakten për tani.

E dyta, opozita nuk është ofiq, por frymë, sakrificë dhe qëndresë.

Lulzim Basha ka bërë shumë gabime në krye te PD-se. Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve ishin dy më të rëndat sepse mund ta çonin vendin në konflikt civil. Dhe për këtë duhet të marrë përgjegjësitë.

Por, të thuash që PD do të shkatërrohet ngaqë humbi bashkitë dhe nuk ka më njerëz në punë, është një perversitet i neveritshëm.

Opozita që buron nga vendet e punës është si kjo opozita që tentoi të krijojë Rama. Jo vetëm kaq, por nuk ka asnjë ndryshim në filozofi nga ajo që populli oppzitar pretendon se po lufton.

Opozitarizmi i ofiqeve nuk ka asnjë ndryshim nga blerja e votës. Madje është edhe më i pështirë. Disa vota blihen me lekë në dorë, disa të tjera me vende pune.

Opozita e vërtetë është bindje, jo mercenarizëm. Është edhe sakrificë. Ata që jane me PD-në thjesht për vendet e punes në fakt nuk i duhen fare as PD-së dhe as opozitarizmit. Janë njësoj si ai Hasani në Dibër që shiste votat e familjes se do fejohej. Madje Hasani është shumë më i ndershëm sepse votën e shiti për hall. Këta zotërinjte e shesin votën për poste dhe tendera.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas