Aktualitet

Dy gjyqtarë nën hetim prej disa vitesh, Lala: Ndëshkimet e ILD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:05 - 04/09/21 |
mapo.al

Dy gjyqtarë të cilët kanë rezultuar se kanë kryer shkelje etike dhe disiplinore, nuk do të shkarkohen por do të ndëshkohen tek paga. Kështu ka vendosur Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pas përfundimit të hetimeve.






Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur vendimin e firmosur nga kreu i ILD, Artur Metani. Sipas Lalës, Metani ka miratuar reduktimin e pagës në 40% për 2 gjyqtarë pasi shkelën rregullat etike dhe disiplinore.


Bëhet fjalë për Pajtime Fetahun, gjyqtarë në Gjykatën e Elbasanit dhe Hektor Sinani gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Dy gjyqtarët kanë qenë nën hetim prej vitesh që në kohën e KLD-së, e cila më pas dosjet ia kaloi Ministrisë së Drejtësisë.







Më 16 shtator pritet të thirren në gjykim 2 gjyqtarët për të dhënë shpejgime ndaj inspektoriatit. Më anë të një njoftimi për media, rreth një muaj më parë, ILD, njoftoi se po hetonte edhe prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë.




“Nga shqyrtimi i praktikave të shqyrtuara pjesërisht nga ana e organeve të mëparshme, si dhe ankesave të ardhura nga qytetarët pranë ILD-së, janë nisur procese hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë), në Gjykatat e Prokuroritë e Rretheve Elbasan, Vlorë, Dibër, Tropojë etj., mbi problematika që lidhen me institutin e lirimeve para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike”, thuhej në njoftimin e ILD-së.



Prej datës 1 shkurt 2020, kur nis veprimtaria e ILD-së, janë mbi 3900 ankesa, që po administrohen dhe trajtohen. Bëhet fjalë për ankesat e paraqitura pranë ILD-së në 17 muaj, nga qytetarë apo institucione, por edhe një numër i madh praktikash dokumentare të trashëguara nga institucione të mëparshme, që kanë qenë përgjegjëse për procedimin disiplinor të magjistratëve, si dhe atyre, që kanë vepruar gjatë periudhës kalimtare 2017-2020, deri në ngritjen e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

1


Etiketa: , ,

Pas