Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Besart Kallaku kanë ndarë për ndjekësit e tyre në këtë 14 shkurt disa momente të ëmbla midis tyre. Në profilet e tyre në “Instagram”, çifti ka publikuar një foto ku shfaqen pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur teksa mbajnë në dorë një biskotë të kuqe të formuar nga dy gjysma zemre.
“Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar Xhensila. Ndërsa Besi ka vendosur që sot të jetë fjalëpak, duke lënë zemrat “të flasin” në gjuhën e dashurisë.