Sport

Dy gola dhe dy asiste, çfarë tha Messi për 3 golat e Ronaldos






               Publikuar në : 10:20 - 14/03/19 |
mapo.al

Leo Messi shënoi 2 gola dhe dhuroi 2 asiste në sfidën e kthimit kundër Lion, të vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Një përgjigje e shpejtë ndaj yllit portugez.


Ky i fundit dy ditë më parë kaloi një mbrëmje fantastike duke udhëhequr Juventusin kundër Atletikos me 3 golat e tij.

Leo Mesi analizon fitoren ndaj Lionit dhe i thur elozhe Kristiano Ronaldos për ndeshjen e jashtëzakonshme ndaj Atletikos.

Kapiteni i Barcelonës tha se fitorja ndaj Lionit nuk u vu kurrë në dyshim, por ato minuta kur francezët gjetën golin duhet të menaxhoheshin më mirë.

“Ajo që bëri Ronaldo dhe Juventusi ishte impresionante dhe e jashtëzakonshme. Mendoja se Atletiko do të luante më fort dhe më mirë, por nuk ndodhi kështu. Ronaldo pati një natë magjike duke shënuar 3 gola”, tha Messi.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas