fbpx

Aktualitet

Dy gola dhe pesë shtylla, derbi Lazio-Roma mbyllet në “paqe”





               Publikuar në : 20:00 - 01/09/19 |
mapo.alm

Lazio dhe Roma kanë ndarë nga një pikë në derbin e kryeqytetit. Java e dytë na ka bekuar me dy supersfida, Juve-Napoli, që përfundoi 4-3, dhe të dielën ishte derbi  Olimpico-s.


Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1, por ndeshja ka pasur edhe pesë shtylla, të gjitha në pjesën e parë. Ashtu siç pritej, sfida ishte e luftuar dhe me sulme nga të dy krahët. Roma fitoi një penallti e cila u shndërrua në gol nga Alexandar Kolarov. Ish-laciali ka festuar duke rrituar tifozët e kaltër.



Një fakt interesant, plot pesë herë është goditur shtylla ose traversa në 26 minutat e para, me shumë mundësi do të jetë një rekord në kampionatin italian. Pas pushimit ishte Luis Alberto ai që barazoi rezultatin për Lazion në minutën e 59’ të takimit.


Ritmi i lojës ra disi me kalimin e minutave dhe duket qartë se skuadrat nuk janë akoma në 100% të formës fizike. Lazio shënon në kohën shtesë, por VAR ka anuluar golin. Një barazim i drejtë në derbin e kryeqytetit./TS/


Etiketa: , , , , , ,

Pas