Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Dy herë gabim” – Debati i fortë i Lubonjës me Bashën

by mapo.al
03/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Në një debat të fortë mbrëmë në studion e Real Story, në News 24, me analistin Fatos Lubonja, kreu i PD, Basha ka zbërthyer atë që e cilësoi si qendrimin proamerikan, që është sipas tij në themelet e forcës politike që drejton, e prej të cilit nuk mund të iket.

Publicisti ka qendruar në tezat e tij, duke thënë se principi kryesor amerikan, është liria, demokracia dhe e drejta për të kundërshtuar. Lubonja e ka cilësuar dy herë gabim përjashtimin e Sali Berishës.

“Linja ime është kjo dhe kjo hap debat tjetër. Kjo që ka bërë zoti Basha është një gabim politik. Gabim i dyfishtë politik. Jo shpallja non grata, por përjashtimi meqenëse amerikanët e shpallën non grata. Është gabim politik që po e tregon koha në terma afatshkurtra, në kuptimin që partia është përçarë më tepër se kurrë. Basha dhe Berisha po asgjësojnë njeri-tjetrin me akuza që i bën dëm kredibilitetit të partisë. Është gabim politik sepse bën lojën e kundërshtarët i cili bën qejf duke u tallur me këta në parlament dhe qeveris i qetë. Në terma afatgjata është gabim politik për mënyrën se si u bë. Unë nuk dua të jetoj në një Shqipëri që të jetë koloni. Dua të jetoj si qytetar në vendin tim, ku kryetarin e opozitës e zgjedh elektorati, shqiptarët dhe jo ambasada amerikane. Dua që cilido qoftë ai, të votohen të provohen se sa mbështetje kanë nga shqiptarët. Në rast se duhet përjashtuar apo jo kjo nuk mund të merrej se kështu tha guvernatorja Yuri Kim, por duke u konsultuar me të gjithë partinë si ka marrë dy vendime të rëndësishme lënin e parlamentit apo hyrjen në çadër. Ato kanë qenë më të rëndësishme se ky, por dhe ky është një vendim i rëndësishëm. Në qoftë se duam të jemi një parti autokratike legjitimitetin nuk ta jep elektorati, por ambasadorja është traditë e vjetër, enveriste quaje dhe berishiste po deshe, kjo nuk i emancipon shqiptarët”, tha Lubonja.

Basha komentoi duke thënë se ka disa aspekte të orientimit të PD, që janë në themelet e saj, që nuk mund të debatohen.

“Ka disa çështje të tjera në PD nuk janë çështje të mendimit ndryshe, por të identitetit të PD. Kjo jo se kështu më pëlqen mua, apo se më është tekur mua, sepse na konvenon një situatë e tillë. Janë të mishëruara në atë që është kushtetuta e PD. Një nga këto përcaktime të PD-së ndër to futet dhe antikomunizmi është orientimi pro perëndimor pro atlantik në krah të BE dhe SHBA-ve. Këtu nuk mund të kemi ndryshime mendimi, bëhet fjalë për identitetin e forcës politike”, pohoi kreu i PD.

Lubonja e ka pyetur zotin Basha nëse ai mendon se akuzat për Berishën qendrojnë, dhe a mendon ai se Berisha është i korruptuar.

“Pa diskutim as nuk kam komentuar dhe as komentoj vendimet e qeverisë së SHBA-ve”, u përgjigj Basha.

Kjo solli reagimin e analistit.

“Si nuk mund t’i komentosh. Ik nga partia atëherë. Jam komentator dhe i komentoj. Si nuk mund t’i komentosh ti. Kjo është t’i bësh budallenj shqiptarët. Ndihem i fyer që thua kështu. E komenton Amerika vetë e para. E komenton Biden, Trumpin. Kjo është t’i bësh shqiptarët budallenj, mbyllni sytë. Afganistani ishte dështim total dhe ky thotë nuk komentoj. Kur komenton Afganistanin, komenton dhe gjënë tënde. Jeni i bindur se Sali Berisha është i korruptuar? Më jep një përgjigje”, pohoi Lubonja me tone të larta.

Basha replikoi duke thënë:

“Mos nxirrni jashtë kontekstit. Me shumë respekt zoti Lubonja. Nuk dua që të nxirret jashtë konteksti ajo që thashë. Kam komentuar çdo vendim të SHBA-ve që ka të bëjë me interesin kombëtar të shqiptarëve. Nuk mund të komentoj një vendim non grata”

Tags: Berisha Non GrataFatos LubonjaLulzim BashaQendrimi pro-amerikan

JU SUGJEROJME

Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë
Kryesore

Çfarë po prodhon shpejtësia e re e integrimit për Ballkanin Perëndimor?

03/07/2022
Krijimi i kushteve që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë nuk është një veprim i drejtë!
Analizë

Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!

03/07/2022
Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
Bota

Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes

03/07/2022
Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
Bota

Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës

03/07/2022
Next Post
“S’më ha “luli” për ty”/ Ish-ministri tregon debatin e Ramës me Haradinajn

Haradinaj: Doja të hiqja kufirin me Shqipërinë, s’më la Sandër Lleshaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • Çfarë po prodhon shpejtësia e re e integrimit për Ballkanin Perëndimor?
  • Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!
  • Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
  • Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës
  • Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, njihuni me partnerin e saj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In